Rrezik nga 'peshku harabel' në Darëzezë! 3-4 pickime çdo ditë / Mjekja: „Këto janë simptomat që nuk duhet t’i injoroni“

Soft

Rrezik nga 'peshku harabel' në Darëzezë! 3-4 pickime

Në qendrën shëndetësore verore në bregdetin e Darëzezës 3-4 pushues paraqiten çdo ditë për shkak të pickimeve nga peshku harabel.

“Pickimi i peshkut është pakëz i shpeshtë. Mund të jenë 3-4 raste në ditë, ndoshta pak më tepër në fundjavë. Pacientët paraqitet me ndjesinë e panikut, mpirjes, megjithatë arrihen të stabilizohen. Nuk kemi pasur raste fatale”, thotë mjekja Era Liçaj.

Mjekja këshillon të gjithë pushuesit se nëse pickohen nga ky lloj peshku duhet paraqiten menjëherë për të kërkuar ndihmë të specializuar.

Mund të ketë edhe reaksione më të fuqishme alergjike, kështu që këshillohet të paraqiten sa më shpejt në qendrën shëndetësore”, thekson ajo.  

Megjithatë, pickimet nga peshku harabel, nuk janë I vetmi shkak që pushuesit kanë marrë shërbim shëndetësor. Sipas mjekes Liçaj shumë prej tyre janë paraqitur edhe me hipertension e dehidratim. Në total, qendra I ka shërbyer rreth 1300 pacientëve gjatë këtij sezoni.

“Të kenë kujdes, sidomos në orarit kur ka temperatura më të larta, sidomos nga ora 12:00-16:00”, këshillon mjekja.

Autoritetet shëndetësore i bëjnë apel pushuesve, veçanërisht atyre me sëmundje bashkëshoqëruese që të shmangin qëndrimin në diell gjatë orëve të pikut. Kujdes të shtuar duhet të kenë dhe prindërit me fëmijë të vegjël.

ME TE LEXUARAT