“Restaurim i thellë falë fondit europian…”, Rama nxjerr pamjet e Kullës së rilindur Veneciane në Durrës
Lajmifundit
/
22 Prill 2024, 08:59
Politikë

Kryeministri Rama ka publikuar pamje nga Kulla Veneciane në Durrës e cila është restauruar plotësisht.
Sipas kryeministrit është bërë një restaurim i thellë falë mbështetjes së fondit europia EU4Culture.
“Mirëmëngjesi dhe me Kullën e rilindur Veneciane të Durrësit, ku pas restaurimit të thellë falë edhe mbështetjes nga fondi europian EU4Culture është instaluar një program teknologjik i rrugëtimit përmes thesareve të Trashëgimisë sonë Kulturore, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.


