Tërmet i fortë në brigjet e Meksikës, sa ishte magnituda
Lajmifundit
/
22 Prill 2024, 08:49
Bota
Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e Meksikës, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Epiqendra e tërmetit ishte 168 kilometra në jugperëndim të qytetit Manzanillo, ku jetojnë rreth 160,000 njerëz, raporton Reuters.
Nuk dihet nëse ka dëme apo viktima dhe nuk është dhënë asnjë paralajmërim për cunami.