“22-vjeçarja s’kishte mitër, ia mbajti e ëma fëmijën”, gjinekologu tregon rastin në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që ka si qellim garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese të individëve, i cili ka për qëllim rregullimin ligjor kryesisht për teknikat e riprodhimit mjekësor të asistuar dhe ndërprerjen e shtatzënisë, përfshirë edhe shtatzënitë me surrogato.
Gjinekologu Astrit Bimbashi në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, tregoi rastin kur nëna kishte mbajtur fëmijën e vajzës pasi kjo e fundit e kishte të pamundur të lindte.
Ai theksoi se sot fëmija është 3-4 vjeç.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“ Kemi pasur një vajzë që ishte 22 vjeç, e ëma ishte 48-vjeç. Fëmijën nuk e mbante dot vajza dhe e mbajti e ëma. Është një çështje mentaliteti dhe risku. Vajzës i kishim hequr mitrën. Sot fëmijën e ka 3-4 vjeç”-tha ai.