“Regjistrimi digjital i pronave deri në dhjetor 2026”, Rama: Shërbime të shpejta në E-Albania

Politikë

“Regjistrimi digjital i pronave deri në dhjetor 2026”, Rama:

Procesi i regjistrimit digjital të pronave në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të përfundojë deri në dhjetor të vitit 2026.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thekson rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e shërbimeve publike.

“Mirëmëngjes! Dhe me punën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për regjistrimin digjital të pronave, që deri në dhjetor 2026 do të përfshijë të krejt territorin, duke krijuar kushtet e një shërbimi të shpejtë përmes e-Albanias, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Sipas qeverisë, pas përfundimit të regjistrimit digjital, qytetarët

do të mund të marrin shërbime të kadastrës në mënyrë tërësisht online përmes portalit e-Albania, pa pasur nevojë për kontakte fizike me sportelet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion