“Redi, lëre kolltukun se nuk ia vlen”/ Deputeti i PS përplaset me deputetin e Lëvizjes Bashkë: Ke aksione në…

Politikë

“Redi, lëre kolltukun se nuk ia vlen”/ Deputeti i PS

Deputeti i PS-së Ardit Bido i është përgjigjur me ironi një videoje të deputetit të Lëvizjes Bashkë Redi Muçi, ku ky i fundit u drejtohej kolegëve socialistë duke thënë se “mbajtja e kolltukut në Parlament nuk ia vlen më”.

Në një koment të bërë poshtë videos, Bido i kujton Muçit disa çështje që, sipas tij, bien ndesh me qëndrimet e tij publike.

Ai përmend ndër të tjera pretendime për “zaptimin e oborrit të shkollës ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër”, si dhe aktivitetin e tij si ndërtues në zonën e Arameras.

“Nuk ia vlen. As zaptimi i oborrit të shkollës Koto Hoxhi në Gjirokastër nuk ia vlen. As protestat për zonat e mbrojtura, por jo në Arameras ku ke aksione nuk ia vlen.

As heshtja për çështjen çame kur je pasardhës vorioepirotistësh me kombësi greke nuk ia vlen. Ndaj, @redmuci kolltukun lere, se nuk ia vlen”, shkruan Bido.

ME TE LEXUARAT