EMRAT/ Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare, 18 dhe 24 vjeç

Aktualitet

EMRAT/ Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare,

Dy vajza nga fshati Topanicë i Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në Gjermani.

Viktimat janë E. Zubaku, 24 vjeçe, dhe A. Zubaku, 18 vjeçe. Lajmi për vdekjen e tyre është konfirmuar nga familjarët.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, dy automjete të cilat po lëviznin me shpejtësi të lartë janë përplasur me njëra-tjetrën.

Shkaku i aksidentit dyshohet se ka qenë një manovër e pasuksesshme për ndryshimin e korsisë.

Si pasojë e përplasjes fillestare, një person ka mbetur i lënduar rëndë. Ndërkohë, pesë automjete të tjera që po qarkullonin pas tyre nuk kanë arritur të frenojnë me kohë, duke shkaktuar një aksident zinxhir ku u përfshinë gjithsej pesë vetura.

Sipas të dhënave paraprake të policisë gjermane, pasagjerët e katër automjeteve të përfshira në aksident nuk kanë pësuar lëndime. Megjithatë, dy të rejat që udhëtonin së bashku në një automjet kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion