Rama: Votoni masivisht PS-në, që në 2030-ën të keni pasaportën europiane!

Kryeministri Edi Rama në podcastit “Flasim” këtë herë foli për rëndësinë e votës në zgjedhjet e 11 majit, ku bëri thirrje që qytetarët të votojnë sërish PS-në. Votat për mazhorancën sipas tij do të japin mundësinë e marrjes së pasaportës europiane për çdo shqiptar deri në vitin 2030.
"Ne mund të mbyllim historinë poshtëruese. Mos të na shohin më si dele të zeza. Mos t’i japim llogari një polici në aeroport se pse po hyj në një vend të BE dhe kur do iki. Ne do i sigurojmë çdo shqiptari pasaportën europiane të Shqipërisë.
Në pasaportë do të shtohet edhe Bashkimi Europian.
Na duhet një mandat më i fortë se 3 mandatet e mëparshme. Me votën e bashkuar, mund të kemi mundësinë që të pajisim çdo shqiptar me pasaportën europiane. Do të jetë më e lehtë për shqiptarët të punojnë dhe të studiojnë në vende të BE-së. Shqipëria do të ketë njerëzit e saj në administratën e Brukselit", tha Rama.


