Rama u përgjigjet kritikëve për Kodin Penal: Problemi nuk është drafti, por ata që bëjnë sherr me emrin e lirisë

Politikë

Rama u përgjigjet kritikëve për Kodin Penal: Problemi nuk

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj polemikave të fundit që kanë shpërthyer pas publikimit të draftit të ri të Kodit Penal, duke ironizuar kritikat për një “gojëmbyllje me ligj” të mediave dhe opozitës.

Përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), Rama shkruan se ata që janë alarmuar nga drafti duhet “të kujdesen të mos ekspozohen shumë në diell”, duke shtuar se materiali është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur mendimet dhe opinionet në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme.

“Hëpërhë, problemi më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i Kodit të ri, jo e jo, por masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj”, shkruan Rama.

Rama u përgjigjet kritikëve për Kodin Penal: Problemi nuk

Ky reagim vjen në një kohë kur drafti i përgatitur nga ekspertët ka ngjallur debat për përmbajtjen e disa neneve që, sipas kritikëve, mund të kufizojnë lirinë e shprehjes dhe veprimtarinë e opozitës politike.

Ndërkohë, qeveria këmbëngul se procesi është gjithëpërfshirës dhe i hapur për çdo sugjerim nga grupet e interesit.

ME TE LEXUARAT