Vlorë/ Bombola e gazit shpërthen në apartament, panik dhe dëme të shumta materiale

Aktualitet

Vlorë/ Bombola e gazit shpërthen në apartament, panik dhe

Një bombol gazi ka shpërthyer këtë pasdite në një apartament në lagjen “24 Maji” në Vlorë, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme të mëdha materiale.

Sipas informacioneve paraprake, bombola ishte vendosur në ballkonin e banesës kur ndodhi shpërthimi, i cili dëmtoi fasadën dhe pjesë të brendshme të apartamentit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse, shërbimet emergjente dhe policia, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Autoritetet i bëjnë apel qytetarëve për kujdes maksimal me pajisjet e gazit, për të shmangur ngjarje të ngjashme që rrezikojnë jetën dhe sigurinë publike.

ME TE LEXUARAT