Aksident në Shkodër-Hani i Hotit, makina merr përpara motorin, dy 14-vjeçarë në spital

Aktualitet

Aksident në Shkodër-Hani i Hotit, makina merr përpara motorin, dy

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin “Shkodër-Hani i Hotit”, ku një makinë ka përplasur një motor në të cilin po udhëtonin dy të mitur.

Shkodër/Informacion paraprak/ Në aksin rrugor "Shkodër-Hani i Hotit" automjeti me drejtues shtetasin A. P., 21 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 14-vjeçar.

Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur 14-vjeçarë, që po lëviznin me motomjet, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion