Aksidentoi për vdekje 21-vjeçarin në Fier, policia vë në pranga shoferin

Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 21-vjeçarin në Fier, policia vë

Policia e Fierit ka arrestuar shoferin, M.Ç, të përfshirë në aksidentin me pasojë vdekjen e një 21-vjeçari.

“Drejtoria Vendore e Policisë Fier/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor në aksin "Fier-Vajkan", ku një automjet përplasi një motomjet me drejtues shtetasin K. H., 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes humbi jetën në spital, ju informojmë se:

Specialistët e Policisë Rrugore në DVP Fier bënë arrestimin e  drejtuesit të automjetit, shtetasit M. Ç., 57 vjeç, banues në fshatin Kallm, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Specialisët për Hetimin e Narotikëve në DVP Fier arrestuan shtetasin A. D., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. “

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion