Rama takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s: Mbështetës i paepur i Shqipërisë

Politikë

Rama takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s:

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në selinë qendrore të aleancës në Bruksel.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e konsideron Rutten si një mik të veçantë dhe mbështetës të paepur të Shqipërisë.

“Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze”, shkroi Rama.

Mark Rutte u zgjodh të drejtojë NATO-n pasi shërbeu si kryeministër i Holandës, ndërsa pasoi në këtë detyrë Jens Stoltenberg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion