“BKT dhe Raiffeisen i kanë bllokuar pagat qytetarëve'', eksperti i ekonomisë: Skema me miratimin e BSH

Aktualitet

“BKT dhe Raiffeisen i kanë bllokuar pagat

Eksperti i ekonomisë Pano Soko në ‘MCN Live’ ka komentuar aferën korruptive me mikrokreditë që ka çuar tre banka të nivelit të dytë në SPAK.

Ai tha se korrupsionin e bëjnë drejtuesit e bankave dhe se përmes kësaj afere BKT, Raiffeisen dhe Procredit Bank i kanë bllokuar pagat qytetarëve duke u prishur të gjithë sistemin e jetës.

Sipas tij kjo skemë korruptive është ndërtuar me miratimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

“BKT dhe Raiffeisen i kanë bllokuar pagat

Sa i përket pjesës së statusit të bankave jam i prirur ti ndaj drejtuesit e bankave nga institucioni. Banka përfshin brenda vetes të gjithë kuadrin ligjor që e konstituon si një objekt juridik dhe financiar, ndërsa korrupsionin e bëjnë drejtuesit e bankës.

Në këtë prizëm për shkak të përmasave të mëdha sepse janë diku 11 mijë raste, pra janë 11 mijë familje të prekura nga ky aktivitete, madje efekti i kësaj ka rrjedh dhe përtej familjes dhe kjo ka ndodhur me bekimin e disa njerëzve te bankat, janë disa njerëz që kanë ekzekutuar këto mikrokredi.

Bankat e nivelit të dytë, BKT, Raiffeisen dhe Procredit Bank kanë marrë vendim në kundërshtim me rregulloret dhe ligjet që operojnë për të bllokuar pagën kjo nuk bëhet sepse ai individ duhet të hajë bukë.

Ata janë duke përfituar nga detyrimi ligjor, por ne nuk zgjedhim bankën zgjedhim ligjvënësit dhe nëse banka përfiton në mënyrë të padrejtë mbi kurrizin e qytetarëve duke më prishur mua jetën sepse kanë ndërtuar ata një skemë të mikrokredisë me bekimin e guvernatorit se do ti fitojë të gjitha lekët ai që i ka planifikuar ti fitojë jo se i meriton.

Për të funksionuar kjo skemë duhet të bëheshin këto dhe këto tre banka kanë dalë të gatshme për ta ekzekutuar këtë skemë. Bankat na kanë në dorë jetën.

Më tej duke u ndalur te pastrimi i parave të pista, Soko u shpreh se bankat janë kthyer në lubrifikuese të këtij procesi.

Pastrimi parasë presupozon një para që synon të futet në bankë dhe në këtë rast themi se banka është ingredienti më i rëndësishëm i procesit të pastrimit të parave. por skemat e pastrimit të parave lubrifikohen nga bankat e cila e bënë këtë lubrifikant përmes kredive.

Pra bankat janë kthyer në lubrifikuese të procesit të pastrimit të parave. Unë shpresoj që SPAK ta ketë integritetin për këtë çështje.

ME TE LEXUARAT