Arrestimi i punonjësve të portalit që dyshohet se shisnin drogë, reagon shoqata e Gazetarëve Profesionistë

Bota

Arrestimi i punonjësve të portalit që dyshohet se shisnin

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë thotë se një nga personat e arrestuar diten e sotme ne Tirane me ekstazi, shtetasi Ergis Noka, kishte dokumentin në foto që ngjan me kartën e IFJ, që përdorin anëtarët e shoqatës.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka reaguar për lajmin e arrestimit të 4 punonjësve të një portali të cilët dyshohet se shisnin lëndë narkotike në zonën e ish-Bllokut. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë thotë se një nga personat, Ergis Noka kishte dokumentin në foto që ngjan me kartën e IFJ, që përdorin anëtarët e shoqatës.

Në reagimin sqarues shtohet se  Noka nuk është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve profesionistë të Shqipërisë dhe ai dokument është i falsifikuar.

Gjithashtu Shoqata shton se cilido nga anëtarët që ka një kartë të IFJ-së, e dallon me sy të thjeshtë që elementet në dokument nuk janë ato që ka karta origjinale e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, pjesë e së cilës është Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë.

SQARIM PUBLIK:

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë u njoh me lajmin e aksionit të policisë sot në zonën e ish bllokut, ku u arrestuan katër persona për shitje droge. Një nga personat, shtetasi Ergis Noka kishte dokumentin në foto që ngjan me kartën e IFJ, që përdorin anëtarët e shoqatës sonë.

Për transparencë publike sqarojmë se, shtetasi Ergis Noka nuk është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve profesionistë të Shqipërisë dhe ai dokument është i faksifikuar.

Cilido nga anëtarët tanë, që ka një kartë të IFJ-së, e dallon me sy të thjeshtë që elementet në dokument nuk janë ato që ka karta origjinale e Ferderatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, pjesë e së cilës është Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë.

Ai dokument nën emrin Ergis Noka është fals dhe si mbajtësi, ashtu edhe prodhuesi duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore për falsifikim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion