Rama revoltohet me biznesin: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura!?

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend. Kryeministri Edi Rama ka ndarë videon e radhës në rrjetet sociale, ku krahas shkruan “Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordure?? Vazhdojmë!”.
Që prej muajit korrik në gjithë vendin ka nisur puna për lirimin e hapësirave të zaptuara.
Kreu i qeverisë la afat datën 31 korrik për largimin në mënyrë vullnetare të këtyre zaptime, ndërsa paralajmëroi që nga data 1 gusht do të merren masa.
Aksioni është pjesë e nismës së re të qeverisë për rikonfiguruar përqindjen që do të shfrytëzojnë lokalet në pjesën e jashtme, si dhe për t’u dhënë qytetarëve aksesin e munguar në hapësirat e përbashkëta.


