Rama përshëndet fitoren e Shqipërisë kundër Hungarisë, publikon foton e heroit të ndeshjes
Lajmifundit
/
5 September 2021, 21:25
Politikë

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur fitoren e kombëtares shqiptare ndaj Hungarisë.
Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto të autorit të golit të vetëm të ndeshjes, Armando Brojës.
Krahas fotos së lojtarit, Rama ka vendosur dhe renditjen e përgjithshme të grupit I ku Shqipëria renditet në vendin e tretë me 9 pikë.

Vendin kryesues e mban Anglia në kuotën e 15 pikëve.


