Emri/ Punonjës i një kompleksi turistik, plagoset me thikë 20-vjeçari në Sarandë

Aktualitet

Emri/ Punonjës i një kompleksi turistik, plagoset me thikë

Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të diele në Sarandë pas një konflikti të çastit.

Aurel Shino është plagosur me thikë pas një grindje jashtë vendit të punës me persona ende të paidentifikuar.

20-vjeçari i cili punonte në një parkim në një kompleks turistik u paraqit në spitalin e qytetit me plagë të shumta.

Pasi u plagos, i riu u nis drejt spitalit por rrugës ndaloi. Ka qenë një makinë e rastit që ka marrë të miturin dhe e ka transportuar në spital.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 20 vjecari Aurel Shino është banor i  fshatit Vllahat, bashkia Delvinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion