"Elbasani ty të do!", tifozët kërkuan në kor largimin e Ramës, reagon Balla pas dronit në stadium

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas ngritjes së dronit me dedikimin “Elbasani ty të do” mbi stadium teksa po zhvillohej ndeshja mes Shqipërisë dhe Hungarisë për eliminatoret e Katarit.
“Kombëtarja kuq e zi fiton gjithmonë në Elbasan ” shkruan Balla në një postim në Facebook.
Parulla në fakt ishte për deputetin socialist, Taulant Balla. “TAULANT BALLA, ELBASANI TY TE DO”, shkruhej në parullën që shpalosej nga ky dron i cili qëndroi vetëm pak çaste mbi impiant e më pas u largua, pa ndikuar në mbarëvajtjen e ndeshjes.
Ndërkohë një grup tifozësh në stadium i janë kundërpërgjigjur parrullës së valëvitur nga droni duke bërtitur “RAMA IK”. Kujtojmë se kryeministri Rama vendosi largimin e Taulant Ballës si drejtues qarku në Elbasan duke e dërguar në qarkun e Fierit.


