Rama përgatit ‘skenën’ për arritjet e tre mandateve, ‘Shqipëria2030’ së shpejti

Politikë

 

Rama përgatit ‘skenën’ për arritjet e tre mandateve,

Kryeministri Edi Rama është mëse i bindur për fitoren e radhës më 11 Maj, teksa ka nisur përgatitjet për mandatin e 4-ërt qeverisës. Siç nuk e kemi parë ndonjëherë, ai prezantoi përmes projeksioneve me teknologjinë e fundit, punën e bërë në 12 vite në pushtet.

E nis me periudhën e Covidit, për të vijuar me kapitujt e tjerë të programit.

“Një pasaportë europiane për çdo shqiptar! Këtu kemi të ardhurat për frymë, do kemi edhe projeksionin e 2030-ës. Kemi edhe 3-fishin në 2024-ën. Paga mesatare, 1000 Euro në sektorin publik. Kjo e pensioneve ka edhe pak punë për t’u mbyllur. Kemi edhe një pjesë të punësimit në IT, në teknologjinë dixhitale. Shkalla e papunësisë, ky është projeksioni. Kapacitetet prodhuese, kemi vetëm një prodhues me përfitime nga skemat mbështetëse dhe pastaj ata që janë shtuar. Shihni si është dyfishuar prodhimi, që në 2013-ën janë marrë 4 vepra, 4 pika të rëndësishme prodhuese që i janë dhënë një privati për TVSH-në. Krim, i pahetuar dhe pandëshkuar! Siç janë disa vepra të mëdha nga ato që bëjnë muuu… Jemi te uji… Shikojeni këtu, meqë flasim për ujë. Katastrofë në 2013-ën, vetëm 4 zona urbane. Shikoni matësit. Ulja e çmimitt ë barnave, ulja në raport me kur morëm ne detyrën. Heqja e TVSH-së, negociata direkte me kompanitë, të gjitha të ulura. Hapja e tregut, industria ushtarake”, shprehet Rama.

“Bukur, bukur!”, përfundon ai, duke inkurajuar grupin e punës për realizimin total të të gjitha projeksioneve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion