Në listën e hapur të Tiranës, Jorida Tabaku zbardh takimet me dyer të mbyllura: Çfarë më tha Berisha!

Kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë ka folur për Primaret dhe futjen e saj nga kryedemokrati Sali Berisha në listat e hapura. Tabaku tha se e dinte para mbledhjes së kryesisë se do të ishte në listat e hapura, pasi këtë gjë ia pati thënë më parë zoti Berisha.
"Unë pata një rezultat të mirë në Primare dhe është një moment vlerësimi ndaj borxhit ndaj strukturave të PD-së. Unë nuk e kam betejën me askënd në partinë time, por me kundërshtarin. Nuk është fjala për të vënë një emër në listë, por për të gjetur një përfaqësues në parlament. Me të mirat dhe të këqijat e mia, besoj se është e rëndësishme që qytetarët të zgjedhin dikë që i përfaqëson ata në parlament, që flet për ta.
Unë këtë punë e kam bërë.
Unë në momentin kur u diskutua në mbledhjen e Kryesisë, isha e shkarkuar nga diskutimi, sepse e dija më parë. Unë e kisha diskutuar me Berishën. Mendoj se kjo ishte një zgjidhje optimale", tha Tabaku në Dekalog.


