Rama për kandidatët e opozitës më 11 maj: Listë qorrash e shurdhësh!

Politikë

Rama për kandidatët e opozitës më 11 maj: Listë qorrash

Nga takimi me socialistët, kryeministri Edi Rama komentoi Primaret e opozitës, ku sipas tij lista e 11 majit u bë në bazë të interesave, jo sipas meritës.

Rama tha se Primaret u bënë me qëllimin e vetëm që Sali Berisha të dilte i pari në listë.

"Ne nuk kemi bërë primare, primare iu thënçin se ato janë si papare jo primare. Por në këtë grup është bërë një vlerësim i atyre njerëzve që vijën nga një kontribut i drejtpërdrejtë në parti. Këtu Avdiu as që e ka pritur që do ishte në listën e deputetëve.

Shikoni ça ndodh me ta, ata që fituan i lanë jashtë.

Kryetari i Partisë në Kavajë del i pari, e lënë jashtë pa asnjë problem. Në një kuptim po të shikosh listën e kënetës, ajo është listë është bërë për të qenë më një listë qorrash e shurdhësh e kua kua kuash. Është bërë gati për të qenë opozitë. Jo për të çliruar tiktakun por për të thënë fituam por na e morën si gjithmonë", tha Rama.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion