Eskalon protesta në Koçan, qytetarët dëmtojnë bizneset në shenjë proteste për viktimat!

Kosovë&Rajon

Eskalon protesta në Koçan, qytetarët dëmtojnë

Një protestë e qytetarëve që u mblodhën te Parku i Qytetit nisi në mesditë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, pas tragjedisë në klubin e natës “Pulse” që ua mori jetën 59 të rinjve.

Protesta që u raportua se filloi në mënyrë paqësore, me radhë të pafund qytetarësh të mbledhur në qendër të qytetit, por më pas situata u përshkallëzua kur disa qytetarë para ndërtesës së komunës filluan të hidhnin vezë dhe të bërtisnin “vrasës”, raporton media vendase Sloboden Pecat.

Protestuesit u drejtuan për te kafeneja e të njëjtit pronar që e drejtonte edhe diskotekën Pulse.

Disa hodhën gurë drejt kafenesë, duke thyer xhamin dhe më pas kanë hyrë brenda dhe kanë përmbysur tavolinat e karriget.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion