Rama për gjyqin e Veliajt: Të respektojë hetimet e SPAK, pavarësisht se Reformën në Drejtësi e sollëm ne!

Politikë

Rama për gjyqin e Veliajt: Të respektojë hetimet e SPAK,

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se SPAK u krijua nga vullneti i PS, por duhet respektuar kushdo që merret në pyetje.

“Por, ama duhet dhe integriteti; Të respektohet kushdo që merret në pyetje. Sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë së SPAK dhe ju e dini shumë mirë se çfarë them. Ama pavarësia kjo nuk mjafton, duhet profesionalizmin dhe integriteti. Pavarësia duhet vënë në funksion të një drejtësie të drejtë, që godet majtas e djathtas duhet ruajtur të gjitha principet e kulturës së bashkëjetesës Europiane”, deklaroi Rama.

Më tej, Kryeministri nënvizoi se “respekti është një pikë problematike e SPAK”. “Ka të bëjë me respektin për tjetrin me respektin për prezuminin e pafajësisë, me respektin për këdo qoftë që bëhet pjesë e një procesi hetimi, qoftë edhe që pyetet si një person që mund të dijë diçka sepse cilido qoftë është i barabartë me këdo qoftë aty te stacioni i trenit dhe kushdo qoftë aty te stacioni i trenit që merr në pyetje cilindo.

Duhet ta ketë̈ parasysh se duhet ta respektojë, këtu do kemi një problem të madh, shumë të madh, te mungesa e respektit dhe te mungesa e vlerësimit bazik të të drejtës dhe lirisë kushtetuese të gjithsecilit që të ndihet I barabartë nën qiellin e kësaj republike përballë kujtdo që përfaqëson", tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion