Automjetet përplasen kokë më kokë në Qafë Thanë, një i plagosur!
Lajmifundit
/
25 Shkurt 2025, 09:55
Aktualitet

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Pogradec-Qafë Thanë.
Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Lin, ku raportohet për të plagosur. Njëri prej drejtuesve ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar drejt spitalit, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


