Rama: Para Monikës, Tom Doshi është ëngjëll, ja pse nuk merret SHBA me Berishën dhe Ilirin

Kryeministri Edi Rama komentoi paralajmërimet e ambasadores amerikane, Yuri Kim për Tom Doshin, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA. Rama tha se PS ka qenë e qartë me qëndrimin që do mbajë në këtë rast.
Ai e krahasoi Tom Doshin me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin ndërsa u shpreh se para saj është një ëngjëll.
“Duhet të merren me Monikën se para saj Tom Doshi është ëngjëll. Nëse Tom Doshi është përcaktuar nga SHBA për konrrupsion domethënës nuk kam asnjë dyshim për përcaktimin e tyre. Unë e kuptoj pse SHBA nuk mund të mbajë të njëjtin qëndrim me Monikën, Berishën dhe Ilirin. “-tha Rama. LajmiFundit


