Shokon gazetari: Armiku i Ramës nuk është Basha, por anëtarët e kabinetit të tij

Politikë

Shokon gazetari: Armiku i Ramës nuk është Basha, por

Duke krahasuar organizmin për çeljen e fushatës elektorale të dy partive politike, gazetari Enkel Demi vlerëson se te ajo e PD ishte i dukshëm entuziazmi.

 Demi tha se atmosfera e krijuar sot në sheshin “Nënë Tereza” i kujtoi vitin 2013, ku sipas tij të jepet bindja se pushteti po ndërron.

Gjithashtu, gazetari shton se armiku më i madh i kryeministrit Edi Rama nuk është Lulzim Basha, por anëtarët e kabinetit të tij qeverisës.

“Atmosfera në sheshin “Nënë Tereza” sot më ka sjellë ndër mend vitin 2013, kishte entuziazëm që pushteti po ndërron.

Shokon gazetari: Armiku i Ramës nuk është Basha, por

Ndëra portreti tjetër duket sikur janë në vaki. Edi Rama duhet të jetë shumë i mërzitur me Erion Veliajn. Ai shesh në errësirë i prishi të gjithë idenë për të pasur një skenografi më të bukur. Basha kishte një fjalim ideologjik, ndërsa Rama nuk ka më ideologji në partinë e tij.

Po ta vesh re e ka personalizuar të gjithë. Ai sot ka marrë çdo gjë përsipër dhe është Rama që e zgjidh çështjen dhe nuk është skuadra.

Ky është problemi më i madh që ka sot. Duket sikur të gjithë ata që ishin atje, duket sikur ajo peshë i ka shtypur, unë them se armiku më i madh i Ramës nuk është Lulzim Basha por anëtarë të kabinetit të tij.

Kanë vënë shumë lekë dhe duan të shkojnë në shtëpi sepse u ka ardhur shpirti në majë të hundës. Në 2013 letrat për korrupsion të PS i çonin anëtar të kabinetit qeveritar të Sali Berishës. Edhe sot letra bombë të Lulzim Bashës i çojnë anëtarë të qeverisë.

Fjalim shumë i dobët i Edi Ramës. Fjalimet e Ilir Metës kur i shkruante Edi Rama ishte të mrekullueshme. Sot është shumë dobët. Është njeri në dëshpërim. Ai sot iu qa njerëzve pse nuk ma jepni mua mandatin e tretë.” tha Demi. 

ME TE LEXUARAT