Rama: Kam falenderuar Policinë kur ka gjobitur deputetët e PS, PD do bëjë viktimën pas mitingut

Politikë

Rama: Kam falenderuar Policinë kur ka gjobitur deputetët e PS, PD do

Kryeministri Edi Rama I ftuar në emisionin “Opinion” është pyetur sesi është lejuar nga Policia e Shtetit një miting i tillë si i Partisë Demokratike sot, gjatë çeljes së fushatës.

Rama me ironi u shpreh se PD dhe aleatët e saj do të bëjnë viktimën edhe nëse policia i gjobit edhe pse ai vetë i ka falënderuar kur janë gjobitur deputetë të Partisë Socialiste.

“Nëse kjo pyetje do më ishte bërë 5 apo 10 vite më parë do ishte më e vështirë, tani nuk jam më në vështirësi. Nuk e di çdo të bëjë policia në këtë rast, nuk i kam thënë policisë gjobit apo mos gjobit I kam falenderuar kur kanë gjobitur deputetët tanë.

 Ata janë artistë në të bërit viktimën, siç bënë në Elbasan, bënë  një manipulim brutal dhe u bë sikur unë kisha vajtur me një bandë dhe I ra në qafë një grupi dasmorësh që kishin dalë në ditën e verës. Shpresoj që të mos bëjë gjë policia, sepse do ta hajë policia gjithë baltën që do të prodhohet në klubet e natës.”-tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion