Rama: Noc Rroku është kur e ndjen, bashkë me pranverën do ta provojnë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të PD, Sali Berisha, i cili e quajti takimin e tij me punonjësit e Bashkisë Tiranë në Sheshin "Skënderbej" një anti-miting kundër drejtësisë.
“Këneta kishte lajmëruar se këtu do të bënim një anti miting, madje kishin bërë edhe njoftimin u çmend Edi Rama.
Tani kanë mësuar edhe Noc Rrokun dhe ma thonë mua, por nuk e dinë që Noc Rroku është kur e ndjen jo kur ta thonë.
Do vijë Noci bashkë me pranverën. Kush bëri miting që ne do të bëjmë anti?
Qeveritë që bënin antimitingje kanë vdekur në 2013 bashkë me ideatorët e tyre që sot kanë statusin monumente të opozitarizmit kënetor”, tha ai.


