Rama tregon arsyen pse nuk largohet nga politika: Nuk e harroj kurrë baltën pasi varrosa babanë!

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur për herë të parë se pse nuk largohet nga politika. Rama tregon se një ndër arsyet është se ka ende projekte për të realizuar për Shqipërinë evropiane.
"Disa më pyesin ça duan unë akoma që nuk iki? Ndonjëherë kur llumi, helmi bëhen një potere e madhe dhe e pyes dhe unë veten ore ça dua akoma që rri dhe mbaj gjithë këto jashtëqitje gojësh të shthurura mbi fytyrë dhe pse familja ime duhet të durojë këtë qenëri mesjetare?
Përgjigjja është; nuk iki se kam një luftë për të mbaruar. Po e them për herë të parë. Mua më ka futur në këtë luftë shiu dhe balta e varrezave të Sharrës.
Kur erdha nga Franca për të përcjellë tim atë dhe u kthyem në shtëpi nga varrimi sikur ishim kthyera nga lufta dhe aty nuk i ika dot tundimit t’i thoja po thirrjes së kahershme të Nanos për t’u përfshirë në politikë", tha Rama para punonjësve të Bashkisë Tiranë.


