Rama i përgjigjet Berishës: T'i buf kënete nuk e mohon dot që nxora nga koma Tiranën!
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2025, 17:44
Politikë

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me punonjësit e Bashkisë Tiranë foli për transformimin e kryeqytetit.
Rama kujtoi kohën kur ishte kryebashkiak, duke e vlerësuar se me punën e tij ia doli të nxjerrë nga "koma" Tiranën.
"Asnjë buf kënete dhe as ndonjë specie tjetër kënetë nuk e mbulon dot diellin e transformimit kolosal të Tiranës sonë, ku pa mua që e nxora nga koma dhe e ngrita në këmbë, dhe pa Lali Erin që e bëri të vrapojë dhe të kthehet në një destinacion turistik.
Ky qytet nuk do ishte dot kurrë vendi ku sot shëtisin si europianë të gjithë", tha Rama.


