Rama mesazh mësuesve në Athinë: Mësojnë Gjuhën Shqipe fëmijëve, kshtu do jemi më të fortë!

Politikë

Rama mesazh mësuesve në Athinë: Mësojnë Gjuhën

Kryeministri Edi Rama gjatë panairit të punës në Athinë është takuar me mësuesit që jetojnë dhe punojnë në Diasporë.

Rama i ka dhënë mesazhin se gjuhën shqipe fëmijët e emigrantëve duhet të kenë mundësi ta mësojnë pasi është trashëgimia më e madhe që ka Kombi ynë.

"Ne kemi mësuar nga ky proces, nuk është vetëm çështja e identifikimit dhe e regjistrimit të mësuesve dhe pagës së mësuesve nga shteti shqiptar, por ka edhe disa elementë të tjerë, që do ti bëjmë në bashkëpunim. Ambicia është që numrin ta rrisim, të arrijmë në një nivel që të mos kemi më zonë të pambuluar që nuk ka mundësi të mësojë gjuhën shqipe.

Në një farë mënyrë përtej shpërblimit është respekti dhe përtej kontratës është mirënjohja. Unë e di që mirënjohja e shtetit shqiptar ndaj jush është një gjë që ju e vlerësoni. Më vjen mirë që sot flasim për një gjë të realizuar. Natyrisht që dikush mund të thotë pse u desh kaq kohë, sepse të gjithë gjërat marrin kohë. Trashëgimia ka qenë shumë i rëndë dhe pozicioni ynë ka qenë i vështirë.

Më vjen mirë që marrëdhëniet me autoritetet këtu janë në një nivel më të mirë seç ishin. Do të bëjmë përpjekje që të jenë më të mira. Me anëtarësimin në BE do të kalojmë në një nivel tjetër.

Pavarësisht se shqiptarët janë integruar në Europë do të ndryshojnë dhe ndjenja e barazisë nuk do të jetë thjesht një burim i vetëdijes që sa shumë gjera kemi arritur të ndryshojmë për veten, por do të jetë e vulosur. Do të jemi më të fortë dhe do të bëjmë gjëra më të mira”, tha Rama.

 

 

ME TE LEXUARAT