Gjesti firmos kontratë me Top Channel, ja kushtet që është detyruar të pranojë këngëtari!

Showbiz

Gjesti firmos kontratë me Top Channel, ja kushtet që është

Gjesti ka nënshkruar një marrëveshje me Top Channel. Ky lajm ka shkaktuar shumë reagime, duke u bërë pjesë e diskutimeve pas suksesit të Gjestit, i cili ka arritur një popullaritet të ngjashëm me atë të Luiz Ejllit.

Kontrata e nënshkruar është për një periudhë dyvjeçare dhe përfshin menaxhimin e karrierës së tij artistike, duke u përqendruar në zhvillimin e këngëve dhe projekteve muzikore, sipas prive. Një detaj i rëndësishëm është ndryshimi i emrit të kanalit të Luiz Ejllit, tani Top Media Music, që mund të lidhet me këtë marrëveshje të re dhe planifikimin e një risie muzikore.

Projekti i parë i Gjestit, që pritet të publikohet së shpejti, do të shoqërohet me një videoklip të realizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

ME TE LEXUARAT