Rama me emigrantët në Milano: Shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshojnë emrin si në Greqi
Nga Milano kryeministri Edi Rama iu drejtua emigrantëvëe shqiptarë me fjalë lëvdëruese për kontributin që ata kanë dhënë për vendin e tyre.
Sakaq Rama ceku çështjen e ndrrimit të emrave, që shumë shqiptarë kanë bërë nëpër botë. Ao krahasoi shqiptarët e Italisë me ata të Greqisë, që sipas tij në Itali shqiptarët nuk un detyruan të ndrrojnë emrat e tyre, siç tragjikisht ndodhi në Greqi.
Edi Rama: Në më shumë se një rast më thonin që kur të vija në Milano nuk duhet të harroja se edhe ju keni vuajtur. Ndjeheshit të përjashtuar nga një garë dhimbjeje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshojnë emrin si në Greqi. Gjë që është një njollë turpi në historinë e Europës demokratike. Ju nuk e ndërruat emrin, siç u ndodhi tragjikisht motrave dhe vëllezërve tanë në Greqi.