Rama me bashkëshorten në muzeun në Firence, “shtanget” 1 orë para veprës që e frymëzoi të bëhet piktor

Politikë

Rama me bashkëshorten në muzeun në Firence,

Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Firence të Italisë, ku gjatë vizitës së tij u ndal dhe në muzeun Uffizi.

Kreu i Qeverisë sonë ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe regjisori Eike Schmidt. Ndërsa ishte i pranishëm në një event në Palazzo Veçhio, Rama u takua edhe me kryebashkiakun  e Firences Dario Nardella.

Rama me bashkëshorten në muzeun në Firence,

Mediat italiane lokale e Firences, MET, e cilëosoi Ramën si të apasionuar pas artit, të bukurës dhe veprave të shek.XVI, saqë qendroi gati një orë duke i vështruar.

Përveç kryeveprave të Galerisë në katin e dytë, Rama u ndal “Modernistja”, Beteja e San Romanos nga Paolo Uçello e cila e ka frymëzuar kryeministrin-piktor në realizimin e veprave të tij.

San Giovannino, Rosso Fiorentino, Santa Maria Maddalena nga Bachiaça, shenjtorët Giovanni Evangelista dhe Francesco nga El Greco dhe portreti i Lucrezia Panciatichi nga Bronzino janë disa nga veprat që Rama pa nga afër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion