McAllister: BE të mbajë premtimin për Shqipërinë dhe Kosovën

Politikë

McAllister:  BE të mbajë premtimin për Shqipërinë dhe

Zëvendës/Presidenti i Parlamentit Evropian, njëherësh kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme, David McAllister thotë se vonesat e integrimit të Shqipërisë dhe mos liberalizimin e vizave për Kosovën, ulin kredibilitetin e Evropës.

Gjatë një konference vjetore në Firence “State of the Union”, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, ai tha se BE duhet të mbajë premtimet.

“Dua të flas për përgjegjësinë e BE. Duhet të funksionojmë në mënyrë efikase si komunitet, pa standarde të dyfishta brenda dhe jashtë BE. Sundimi i ligjit, solidariteti, etj, janë themelet mbi të cilat është bazuar fuqia e BE.

Vonesat e bëra nga vetë vendet e BE ulin kredibilitetin. Këtu përmend liberalizimin e vizave për Kosovën, por edhe integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne duhet të mbajmë premtimet tona. Shpresoj që këtë mandat të bëjmë çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, u shpreh eurodeputeti.

Ai u ndal edhe tek dialogu Prishtinë-Beograd, duke theksuar se përfaqësuesit e lartë të BE ia kanë bërë të qartë kryeministrit Albin Kurti se dialogu është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

“Sa i përket çështjes së Kosovës, Kurti ka qenë këtu, është takuar me përfaqësuesit e lartë të BE, dhe ne ja bëmë shumë të qartë që dialogu është e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe shpresojmë që dialogu të vijojë me një takim të nivelit të lartë mes Vuçiç e Kurtit.

Sa i përket çështjes së politikës së jashtme, ne do të kemi një konferencë shumë të rëndësishme për të ardhmen e BE dhe uroj shumë që ajo të na sjellë disa ide të reja.

Psh. çfarë duhet të bëjmë ne që të bëhemi më të fortë, më efikas, në lidhje me politikën e jashtme, politikën e sigurisë, tregtinë, etj. Është shumë e rëndësishme që të tregojmë rolin tonë në botë.

Së pari, na duhet një strategji e përbashkët; së dyti, të jemi shumë të bashkuar; së treti, të gërshetojmë elementet e fortë. Ky gërshetim i politikës së jashtme ka të bëjë pikërisht me fuqizimin e kësaj politike. Ky aspekt gjeopolitik i BE do të vihet në zbatim tërësisht”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion