Meta: Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian

Politikë

Meta: Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet se qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian, duke theksuar se të njëjtin qëndrim i ka shprehur edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Po ashtu Kreu i Shtetit thotë se me homologun slloven kanë diskutuar edhe për rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Të njëjtin qëndrim më shprehu sot edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin gjithashtu nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve.

E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe të distancimit nga e kaluara e hidhur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion