"Të hapim dyert për demokratët", porositë e Ramës në mbledhjen me strukturat socialiste

Politikë

"Të hapim dyert për demokratët", porositë e

Pas inspektimeve në Shkodër me kryebashkiakun Benet Beci, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me strukturat e socialistëve. 

Gjatë takimit me strukturat e PS në Shkodër, Rama është ndalur tek nevoja e anëtarësimeve të reja, thithja e të rinjve rreth kësaj force politike si e vetmja alternative që i ofron mundësi të rinjve dhe vendit.

“Duhet të jemi më gjithëpërfshirës në Shkodër, të hapim dyert për të gjithë edhe për demokratët që në Shkodër kemi Benetin kështu që demokratët e kanë derën e hapur” – mësohet të ketë thënë Kryeministri Rama.

Përfundon mbledhja me strukturat socialiste, Rama “ia shtron” kafes me deputetët

"Të hapim dyert për demokratët", porositë e

Përfundon mbledhja e Ramës me organizatat socialiste.

Kryeministri me deputetët dhe të zgjedhurit vendor po konsumojnë një kafe në një nga lokalet e lagjes Xhabije, zonë në të cilën po kryhet investimi i rikualifikimkt të 55 pallateve.

Në fokus të diskutimeve ka qenë rienergjizimi i partisë. Shkodra është qarku surprizë pasi numëron në shkallë vendi, numrin më të lartë të anëtarësimeve.

Rama më herët ka kryer edhe disa inspektime në qytet, kryesisht në zona ku janë parashikuar investime te reja, si dhe në ato që janë përmbyllur pak muaj më parë.

Rama mbledh strukturat socialiste në Shkodër, zbardhet fokusi i diskutimit

"Të hapim dyert për demokratët", porositë e

Në ditën e dytë të qëndrimit në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka nisur takimet me strukturat socialiste.

Të pranishëm janë edhe deputetët e qarkut Agron Çela, Edona Bilali, Frrok Gjini si dhe e deleguara politike Elisa Spiropali.

Mësohet se në fokus të diskutimeve është rienergjizimi i partisë. Shkodra është qarku surprizë pasi numëron në shkallë vendi, numrin më të lartë të anëtarësimeve.

Rama më herët ka kryer edhe disa inspektime në qytet, kryesisht në zona ku janë parashikuar investime te reja, si dhe në ato që janë përmbyllur pak muaj më parë.

ME TE LEXUARAT