Përndoqi një vajzë deri në punë dhe i dhunoi shefin, pranga 23 vjeçarit në Tiranë

Aktualitet

Përndoqi një vajzë deri në punë dhe i dhunoi shefin,

Një 23 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka përndjekur një vajzë, e cila më pas ka bërë dhe kallëzimin në komisariat.

Shtetasi K.V. dyshohet se e ka shqetësuar vajzën duke e ndjekur deri në ambientet e punës, ku është përplasur dhe me pronarin e saj.

Më pas, në dalje ai ka goditur me mjete të forta dhe mjetin e parkuar pranë dyqanit, duke e dëmtuar atë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit dhe pas disa orësh ka bërë të mundur arrestimin e të riut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion