"Dy të djegura...", vinin skedina në celular, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Aktualitet

"Dy të djegura...", vinin skedina në celular, arrestohen dy

DVP Tiranë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Games". Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, celularët që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Games".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit E. S., 31 vjeç, dhe E. V., 22 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy lokale në Unazë të Re, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, celularët që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion