Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër/ Spahia: Varfëria është ulur këmbëkryq

Politikë

Rama mbledh kryebashkiakët në Shkodër/ Spahia: Varfëria
Paraditen e sotme, Edi Rama ka mbërritur në Shkodër dhe në dosjen e tij të punës shkruhej “Shqipëria 2030”.

Analiza pritet të jetë periodike deri në zgjedhjet e përgjithshme të 2025-ës për të problematikat e qytetarëve dhe të organizimit të PS-së.


Lidhur me këtë, në një postim të publikuar në Facebook, anëtari i kryesisë së PD, Bardh Spahia shkruan se përtej premtimeve në fushatën e 14 majit 2023 dhe kërcënimit të turpshëm publik që “nëse nuk votoni rilindjen keni zero fonde”, në realitet në projektligjin për buxhetin e vitit 2024 nuk ka asnjë lekë për investime në Shkodër.

Reagimi i plotë nga Bardh Spahia:

“Mirë që bën mbledhjen e qeverisë tënde hajdute në Shkodrën të cilën ti vazhdon dhe e persekuton, por Shkodra akoma nuk ka përfituar asnjë investim. Në mbledhjen e sotme mungonte në dukje (sepse shefat i kishin aty), faktori kryesor që solli marrjen e Shkodrës nga rilindja, mungonte krimi ose shtabi elektoral i Becit. Ndërsa përsa i përket vendit që zgjodhe, më i përshtatshëm do ishte ndonjë resort i miqve të tu investitorë strategjik si Pëllumb Gjoka, sepse këta janë aleatët e tu të vërtetë e jo populli i Shkodrës.

Përtej premtimeve në fushatën e 14 majit 2023 dhe kërcënimit të turpshëm publik që “nëse nuk votoni rilindjen keni zero fonde”, në realitet në projektligjin për buxhetin e vitit 2024 nuk ka asnjë lekë për investime në Shkodër.

Asnjë fond apo fjalë për aksin tejet të rënduar Tiranë – Shkodër, as për segmentin Milot – Balldren, as për segmentin Muriqan – Lezhë.

Ndërsa ndryshimet në paketën fiskale të Bashkisë Shkodër janë një barrë e rëndë për bashkqytetarët shkodranë.

Dyfishim dhe rritje në maksimum i taksës së ndërtimit në infrastrukturë nga 4% në 8%.

Tarifat për lejet e zhvillimit dhe ndërtimit rriten deri në 10 fish.

Rritje deri në pothuajse dyfish të tarifës për shfrytëzim të hapësirës publike.

Shumëfishim i tarifës për shfrytëzim të hapësirës për tregjet e fruta perimeve nga 5 000 deri në 16.000 Lekë në muaj.

Këto janë fakte dhe shifra që shkodranët i vuajnë në kurriz, kjo është arsyeja pse Shkodra gjendet sot në vend të parë për numrin e personave të larguar.

Varfëria në Shkodër është ulur këmbëkryq, ky është realiteti. Të tjerat janë shfaqje bajate e fasadë e cila tashmë ka rënë pasi mbarë Shqipëria edhe ndërkombëtarët e panë se si e vodhe dhe dhunove Shkodrën.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion