Ekselentët e Durrësit, fituesit e Olimpiadës Kombëtarë të Fizikës dhe Kimisë  

Aktualitet

Ekselentët e Durrësit, fituesit e Olimpiadës Kombëtarë

Nxënësit e Durrësit po shkëlqejnë në shkenca.

Dini Liço, fitues i vendit të tretë në Olimpiadën Kombëtarë të Kimisë, dëshiron të jetë mjek, ndaj dhe është fokusuar tek shkencat.

“Është një ndër lëndët e par që të ndihmon që të ecësh përpara, të vret syrin kritik se shikon reaksione dhe janë gjëra që më vlejnë dhe shërbejnë për fakultet.

Si Dini, edhe Alisa Imeri e Danjel Perja shkëlqyen në Kimi. Ata merituan çmime të dyta, e sigurisht që kështu po vendosin gurë të sigurt drejt synimit kryesor, mjekësisë.

Që në momentin parë që kam hasur simbolet, jam ndjerë pjesë e kimisë. Është një lajm as sa që mund ta shikosh aq sa mund ta shikosh aq sa teorike aq dhe praktike”, shprehet ata

Shkolla “Rilindja” në Durrës ka pse të jetë krenare. Borin Bitraj është një tjetër nxënës që punoi fort e rezultoi fitues i vendit të dytë në fizikë. Veç prirjes dhe vullnetit të tij u është mirënjohës mësuesve. “Kam punuar shumë edhe me mësuesit pas mësimit”, tha Bitraj.

Dionis Trimi është nxënës i klasës së dhjetë në shkollën "Ibrahim Kodra" dhe ia ka dalë që të shpallet fitues në fazën e tretë të olimpiadës së kimisë në garë me gjimnazistë të klasës së njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë. “Jam shumë i lumtur që fitova”.

Kaq shumë fitues në Kimi, kanë dhe emra të tjerë konkretë që u qëndrojnë pas, si mësuese Teuta e shkollës “Rilindja”.

ME TE LEXUARAT