U kap ‘mat’ me drogë në makinë, shqiptari tenton të korruptojë policët italiane

Aktualitet

U kap ‘mat’ me drogë në makinë, shqiptari tenton

Policia italiane ka vënë në pranga një 55-vjeçar shqiptar, ndërsa akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Shqiptari u ndalua nga policia ndërsa ishte duke udhëtuar me makinë, ndërsa nuk kishte patentë, sipas medias italiane.

Pas kontrollit të mjetit, policia ka gjetur rreth 5 kg hashash, një peshore elektronike dhe 495 euro cash.

Sipas policisë, 55-vjeçari pasi pa se ishte zënë në ‘kurth’ ka tentuar që të shpëtojë duke i dhënë para efektivëve, por plani i tij dështoi.


55-vjeçarit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në pritje të seancës gjyqësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion