Rama: Ligji i luftës me Greqinë një absurditet, bufi ka futur gjithë dynjanë në sherr!

Kryeministri Edi Rama nga takimi me shqiptarët e Greqisë në Athinë, deklaroi se ligji i luftës mes dy vendeve duhet të hiqet.
"Ligji i luftës absurditet. Ka një ligj absurd, insistimi ynë është që ky ligj duhet të hiqet edhe kjo edhe çfarë ka çështje të mbetura ku është ngatërruar politika padrejtësisht dhe bufat kanë bërë rrëmuja dhe kanë futur gjithë dynjanë në sherr, ne do ja dalim dhe në bashkëpunime me miqtë e Greqisë të hapet një epokë partneriteti strategjik", tha Rama.
Po ashtu ironizoi listat e PD-së për zgjedhjet e 11 majit.
"Keni te numri 5 partinë më të re dhe më të vjetër në atë listë. Kemi disa që thonë ne jemi parti e re, ata fytyrën kanë të re, moshën kanë të re, por nuk e di sa veta kanë mbrapa, por në lista kanë baballarë, teze, xhaxhallarë, krushq. Ne kemi numrin më të madh të rinjve dhe ne nuk i kemi lënë si bufi, që i ka lënë lirë në kënetë që kë do ta hajë kush do ta hajë le ta hajë, se bufi për vete i ka mbledhur të gjithë zhapikët dhe bretkosat e dashura në listat e mbyllura.
Siç kemi partinë më të re kemi dhe partinë më të vjetër sepse kemi dhe eksperiencën, sepse të qeverisesh duhet dhe eksperiencë nuk mjafton veç të jesh i ri.. Po punojmë të bëjmë kalimin e stafetës në një gjeneratë të re", shtoi Rama.


