Rama: Kemi bërë primare njëherë në 2007, eksperiencë e papërshtatshme

Politikë

Rama: Kemi bërë primare njëherë në 2007,

Kryeministri Edi Rama foli sot për fushatën, garën elektorale si edhe zgjedhjet e 11 majit. Në një intervistë në emisionin “Real Story” Rama tha se qëllimi i PS ka qenë që të ketë të rinj në të gjithë skuadrën.

Ai ironizoi sërish Primaret e PD-së duke thënë se deputeti Dashnor Sula u asimilua pa iu dhënë mundësia të hynte në asnjë listë. Ai tha se forca e tij politike i ka bërë primaret në vitin 2007, por i cilësoi si eksperiencë e papërshtatshme.

"Qëllimi ka qenë që partia të ketë një sasi të konsiderueshme gjaku të ri në të gjithë skuadrën. Dhe kemi partinë më të re në fushë, përfshirë edhe partitë e ashtëquajtur të reja. Në total mos gabohem gratë dhe vajzat janë 71 në të gjithë skuadrën. Në Fier kemi një skuadër që përfaqëson të gjitha territoret dhe të gjitha komunitetet.

Ndërsa këneta ka zhvlefsime absurde. Këneta ka mbytur edhe protagonistët e primareve që faktikisht ishin një shprehje e drejtpërdrejtë e territoreve dhe komuniteteve. Rasti më flagrant i Kavajës që u asimilua nga këneta.

ME TE LEXUARAT