Rama i përgjigjet komentuesit: Më jep votën në 11 Maj dhe të jap pasaportën e BE-së!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur mbrëmjen e sotme komenteve në rubrikën “Sy m’sy” për mundësinë e marrjes së pasaportës europiane për çdo shqiptar deri në vitin 2030.
Rama tha se shqiptarët do të kenë mundësi ta marrin këtë pasaportë vetëm nëse votojnë PS-në në zgjedhjet e 11 majit.
“Nuk kam pse i them Melonit për pasaportë italiane se kam timen njësoj si tënden. Po ne të dy duhet të bëhemi bashkë në 11 Maj marrim pasaportën europiane të Shqipërisë, njësoj si italiania dhe francezja.
Më jep votën mua dhe PS në 11 Maj dhe ne do të japim pasaportën e BE. Pasaporta evropiane merret kur ke bërë shtet dhe shteti nuk bëhet si komentet në Facebook, por unë po të paralajmëroj se ne do të bëhemi”, tha Rama.


