"A po bashkëpunon me non-gratat", 6 kryebashkiakë demokratë në takim, Rama: Po bëjnë punën!

Politikë

"A po bashkëpunon me non-gratat", 6 kryebashkiakë

Gjashte kryebashkiakë të opozitës ishin prezent diten e sotme ne takimin e thirrur nga kryeministri Edi Rama me stafin qeverises ne Shkoder.

Pjesemarrja e tyre është interpretuar nga disa si një bashkëpunim i kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës, që ai e quan si “Non Grata”, por kreu i qeverisë ka dhënë një përgjigje shumë të qartë.

Ai ka treguar se përse ka zgjedhur që në këtë mbledhje, ftesa t’u shkonte dhe demokratëve.

“Kam parë me kënaqësi që kryetarët e bashkive kanë bërë punën e kryetarit të bashkisë dhe më vjen shumë mirë që janë kryetar bashkie dhe jo altorpalantë të të tjerëve”, theksoi Rama.

Rama flet për "Belerin": Nuk është mbi ligjin, për zgjedhjet në Himarë do presim Apelin

"A po bashkëpunon me non-gratat", 6 kryebashkiakë

Kryeministri Edi Rama foli nga Shkodra per çështjen e Fredi Belerit dhe kërkesën e Greqisë për lirimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës nga burgu.

Rama tha se Beleri është qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe se çdo qytetar shqiptar është i barabartë para ligjit.

Kryeministri nenkuptoi se ne Himare nuk do te zhvillohen zgjedhje te reja derisa per ceshtjen Beleri te vendose edhe gjykata e Apelit, nderkohe qe pak dite me pare shkalla e pare e GJKKO vendosi 2 vjet burg per korrupsion zgjedhor.

Rama: Do të presim vendimin e apelit dhe do të vijojmë sipas ligjit… Do të kishte qenë vërtet fortë e udhës që drejtësia shqiptare të ishte lënë e qetë siç e kemi lënë ne të qetë nga cilido qoftë jashtë Shqipërisë.

Drejtësia shqiptare vendos për çdo qytetar të republikës së Shqipërisë dhe zotëria është qytetar i Republikës së Shqipërisë , nuk është mbi askënd dhe Ligji është i barabartë për të gjithë.

Për ne që nuk komentojmë veprime tingëllon cingërrisëse që dëgjojmë zëra që komentojnë në gjuhë të huaj vendime të gjykatave të Shqipërise.

Rama per bisedimet me perfaqesues te opozites per kthimin e normalizimit ne Parlament

“Realisht nuk arrij ta kuptoj nëse ata që komentojnë marrëveshjen për ngritjen e komisioneve hetimore nuk kuptojnë, sepse ne e kemi thënë shumë kohë më parë që nuk kemi refuzuar dhe nuk kemi shkelur asnjë të drejtë për ngritjen e komisioneve hetimore, kemi refuzuar që të votojmë iniciativa që në emrin e komision hetimor shkelnin kornizën e mirëpërcaktuar nga vendimet e gjykatës Kushtetuese.

Kjo nuk është çështje marrëveshje dhe as negociata, por është çështje e të drejtave, opozita ka të drejtë të ngrenë një komision hetimor, por duhet të jetë brenda kornizës që përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, për sa kohë është e tillë ka miratimin tonë”

ME TE LEXUARAT