E plotë, Rama për akuzat e Arben Ahmetajt: Problemin ai e ka me drejtësinë, populli i njeh brockullat!
Kryeministri Edi Rama eshte pyetur nga mediat ne lidhje me akuzat e Arben Ahmetajt dhe nese e ka kercenuar ate sic pretendoi pak dite me pare ish-zv.kryeministri
A duhet të mbani qëndrim për dy akuzat që janë bërë nga ish numri 2 i qeverisë zoti Ahmetaj? Një qëndrim ndoshta dhe një koment për ato akuza dhe për qytetarët dhe anëtarët e PS pasi zoti Ahmetaj të paktën zyrtarisht vijon të jetë ende anëtar i PS?
Kryeministri Edi Rama: Tani, për qytetarët mos u shqetësoni sepse duhet të jeni shumë të sigurta dhe të sigurtë që leximin e opinionit të qytetarëve ne dimë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër sepse jo vetëm jemi në territor me qytetarët, por mbi të gjitha prej shumë vitesh kemi instrumente shkencorë përmes të cilave vlerësojmë opinionin qytetar, ne zhvillojmë anketime të rregullta për opinionin qytetar për çdo çështje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ne zhvillojmë fokus grupe në mënyrë të vazhdueshme për të kuptuar cilat janë shqetësimet e qytetarëve, çfarë qytetarët presin nga ne, çfarë kritikash kanë ata për ne dhe ne zhvillojmë fokus grupe me qytetarët që na votojnë, me qytetarët që nuk na votojnë dhe kështu me radhë.
Kështu që për qytetaret mos u shqetësoni, ata janë shumë të qartë dhe gjithmonë janë më të qartë sesa ne, se ju po e po sepse qytetarët merren gjithmonë, qytetarët shqiptarë që unë e kam thënë dhe e përsëris sa herë më jepet mundësia, janë politikisht një bashkësi jashtëzakonisht e interesuar dhe jashtëzakonisht me nuhatje.
Dinë shumë mirë t’i ndajnë broçkullat nga thelbi dhe për pyetjet që më bëni, është një pyetje e tepërt, e kotë, e përsëritur që ka vetëm një përgjigje. Partia Socialiste, unë dhe të gjithë ne nuk komentojmë çështje që lidhen me drejtësinë dhe çdokush që ka çështje me drejtësinë i ka me drejtësinë.
Ka një karakteristikë të përgjithshme të gjithë atyre që kanë çështje me drejtësinë, që ndihen viktima të forcave të errëta apo të forcave të tjera, por nuk është fare për mua dhe për ne ta shpjegojmë këtë fenomen. Kush ka probleme me drejtësinë t’i zgjidhi me drejtësinë.
Nuk bën përjashtim askush për asnjë arsye. Unë kam qenë shumë serioz që ditën e parë kur kam thënë: duam një reformë në drejtësi për t’i hapur rrugën më në fund në një Shqipëri ku s’ka pasur kurrë drejtësi, një drejtësie që është jashtë influencës së pushtetit ekzekutiv dhe këtë ne e kemi arritur sot por është një arritje që nuk është e pakthyeshme prandaj ne do të vazhdojmë të qeverisim që këtë arritje ta bëjmë të pakthyeshme duke qene ne ata që e garantojmë drejtësinë, që është e lirë të veprojë, i ka duart e lira të veprojë mbi këdo dhe për çfarëdo arsye që drejtësia beson se X, Y, Z, të majtë, të djathtë, të qendrës, nën apo mbi, anash apo mbrapa duhet të përgjigjen përpara drejtësisë.
- A e keni kërcënuar ju Arben Ahmetajn në mbledhjen e kryesisë? Se ai pretendon që më pas kërcënimet kanë shkuar dhe tek familja dhe janë kthyer në kërcënime me jetë.
Kryeministri Edi Rama: Partia Socialiste e ka shumë të qartë pozicionin e vet. Ju mund të pyesni sa herë të doni, mund të komentoni sa herë të doni. Është liria dhe e drejta juaj të bëni komente për çdo gjë, por është detyra jonë që drejtësisë t’i japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vetë e pa shqetësuar nga ndikimi i pushtetit ekzekutiv, madje e pa shqetësuar as nga komentet e atyre që përfaqësojnë Partinë Socialiste.
Rama flet pas mbledhjes së Asamblesë: Kemi vetëkritikë, PS fitore shembullore në zgjedhje
Kryeministri Edi Rama foli per median pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të PS.
Rama: Nuk e di çfarë ka rrjedhur, ne dëgjonim shiun që binte me furi por nuk rrodhi gjë brenda.
Ne kemi bërë një mbeldhje të gjatë me diskutime të shumta me shumë anëtarë, mbledhje pune dhe në një mbledhje pune ka ballafaqime me fakte, opinione të mbledhura në një process shumë kapilar që kemi nisur, shqetësimë që vijnë, zgjedhës që e kanë votuar ose jo PS, nëse mund të flasim për ktitika do të thosha që ka pasur një qasje vetëkritike nga të gjithë së bashku duke nisur nga unë, mos i besoni shumë mënyrës së si rrjedhin gjërat që duhen verifikuar në burim.
Jam këtu bashkë me sekretarin e përgjithshëm, jemi shumë të kënaqur sepse kanë dalë shumë gjëra për të marrë parasysh, kemi miratuar planin e veprimit 15 shkurt-15 mars, kur fillojnë zgjedhet në organizatën tonë.
Për të parë ecurinë e procesit që zhvillohet gjatë këtij muaji, do të hyjnmë në process, 15 prill përfundojnë zgjedhjet 1 anëtar një votë në kongres në muajin qershor, jemi sipas parashikimeve në funksion të objektivit që zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren gjatë këtij procesi.
Rama per zgjedhjet
“Nga 15 prilli do të përgatitemi për zgjedhjet. Jemi në funksion të objektivit që në zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren më shembullore të të gjithë proceseve zgjedhore.
Kemi konstatuar që në këtë proces kanë marrë pjesë mbi 55 mijë anëtarë të PS, ka pasur një sërë problematikash të lidhura me organizimin, me të gjithë anëtarët, duke pasur parasysh lëvizjet demografike.
Nuk jemi nxituar me anëtarësimet. Unë kam pakënaqësi me çdo gjë që bëj vetë dhe PS, kjo pakënaqësi më ka çuar përpara dhe shyqyr që e kemi dhe bashkëjetojmë me nevojën për të qenë të pakënaqur”, tha Rama.
A kanë pasur persona që rrezikojnë të prishin unitetin?
Është një këtu afër sepse çdo procesi i duhet një hudhër.