Rama emëron prefekt të Vlorës ish-ministrin e LSI, Vangjel Tavo

Politikë

Rama emëron prefekt të Vlorës ish-ministrin e LSI, Vangjel Tavo


Ish-ministrit dhe ish-deputeti i LSI-së (sot PL) Vangjel Tavo është emëruar prefekt i Qarkut të Vlorës. Vendimi që mban firmën e kryeministrit Edi Rama është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e qeverisë.

Tavo zëvendëson në këtë detyrë Flamur Mamajn. I emëruar prefekt i Qarkut të Vlorës më 2017-ën, ai është liruar nga detyra me një vendim të Këshillit të Ministrave ditën e sotme.


Po ashtu, në mbledhjen e sotme, është liruar nga detyra prefektja e Fierit Rajmonda Balilaj.

Vendimet janë propozuar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Disa javë më parë, emri i Tavos u raportua nga mediat greke si i zgjedhuri i Ramës për tu projektuar në krye të bashkisë së Himarës. Zërat u mohuan më pas nga kreu i qeverisë Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion