Cfarë është "ekstradimi i thjeshtuar" nga Dubai, dhe pse kapot VIP të krimit do ti shpëtojnë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e cilësoi ekstradim të thjeshtuar procedurën e dorëzimit të shtetasit Bruno Cobo, pas arrestimit të tij në Dubai. Megjithëse ekstradimi i parë i një shtetasi shqiptar nga ky vend në vitet e fundit, procedura është për tu vlerësuar edhe pse, ka një specifikë.
Nëse i referohemi termit “ekstradim i thjeshtuar”, sipas ligjeve në Shqipëri, atëherë ajo bën fjalë për dorëzimin e të kërkuarit tek një shtet, vetëm pasi ai vetë e ka kërkuar këtë gjë, ose ka dhënë pëlqimin.

Ja cfarë para shikon ligji për mardhëniet juridiskionale me autoritetet e huaja në Shqipëri, në lidhje me ekstradimin e thjeshtuar.
Neni 44
Ekstradimi i thjeshtuar
1. Personi, për të cilin kërkohet ekstradimi, mund të japë pëlqimin që të
dorëzohet vetë te shteti kërkues dhe për heqjen dorë nga e drejta për të
përfituar nga parimi i specialitetit përmes një procedure të thjeshtuar. Pëlqimi
dhe heqja dorë janë të parevokueshme.
2. Ky pëlqim jepet nga personi në seancë gjyqësore, e cila zhvillohet me
pjesëmarrjen e domosdoshme të prokurorit dhe të mbrojtësit. Gjykata informon
personin për avantazhet, pasojat e ekstradimit të thjeshtuar dhe për
pamundësinë e revokimit të pëlqimit dhe heqjes dorë. Në këtë rast nuk
zhvillohet gjykim për shqyrtimin e kërkesës për ekstradim.
3. Prokurori i Përgjithshëm, brenda 5 ditëve nga zhvillimi i kësaj seance, njofton
Ministrinë e Drejtësisë mbi pëlqimin për ekstradimin e thjeshtuar, duke i dërguar
kopje të procesverbalit gjyqësor që dokumenton këtë seancë. Ministri i
Drejtësisë njofton shtetin kërkues brenda 10 ditëve nga zhvillimi i seancës.
4. Në vijim zbatohen rregullat për ekstradimin e zakonshëm.
Në logjikë me ate cfarë parashikon ligji, ëstë edhe qëndrimi i avokatit të shtetasit Bruno Cobo.
Ai deklaroi ditën e sotme se Çobo ka bërë vetë kërkesë që të vetërdorëzohet me qëllim që ti hiqet masa e kërkimit ndërkombëtar. Nga ana tjetër Çobo në dokument kërkon që të lejohet për të ardhur në Shqipëri.
Çobo ka kërkuar të vetëdorëzohet tek autoritetet shqiptare dhe të përballet me Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme, dhe mesa duket pikërisht kjo ka ndodhur.
Bruno Çobo kërkohet nga SPAK pasi akuzohet se në bashkëpunim me 16 persona të tjerë kanë arritur që të mashtrojnë mijëra qytetarë italianë duke përfituar miliona euro nëpërmjet call center-ave.
Në janar Pokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë përfundoi hetimet paraprake për një grup kriminal, të cilët mashtronin duke vjedhur të dhënat bankare, përmes të cilave kanë “zhvatur” 4.7 milione euro.
Sic duket qartë, rasti i Bruno Cobos, i ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri nuk vlen për kapot e krimit të cilët kanë ikur nga vendi, janë fshehur në Dubai apo në shtete të tjera ku investojnë dhe përpiqen të shmangin me cdo kusht arrestimin dhe ekstradimin në Shqipëri apo në shtetet e tjera që i kanë shpallur në kërkim.


